Mobi Casa

Edhe pas 27 viteve nuk harrohet Agim Rashiti

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në nderim të rënies së dëshmorit Agim Rashiti, sot janë mbledhur për të bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorit Agim Rashiti, të cilin e kanë kujtuar udhëheqësit e institucioneve lokale dhe qendrore, mjekë, sportistë dhe familjarë. Në emër të familjes të pranishmit i ka përshëndetur, Nevzad Rushiti, i cili ka falënderuar të gjithë që edhe pas 27 vjetëve, siç ka thënë ai, nuk është harruar Agimi dhe veprimtaria e tij për Kosovën.

Me këtë rast në fjalën e saj, kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku – Rexhepi, e shoqëruar edhe nga ministri i Shëndetësisë, nënkryetari i Komunës dhe drejtor të drejtorive komunale, ka thënë se homazhi për dëshmorët është me e pakta që mund të bëjmë nga ana jonë.

“Kjo është më e pakta që ne mund të bëjmë për dëshmorët dhe familjet e tyre. Nga këto takime ne përherë dalim edhe më të përkushtuar që të vazhdojmë me punë në zhvillim, ndërsa familja dhe kolegët duhet të bëhen të fortë për njeriun e tyre që kishin me vlera të larta shoqërore dhe kombëtare”, ka thënë ajo ndër të tjerash.

Kurse nga ana e tij nënkryetari Rexhep Kadriu ka thënë se vetëm atëherë kur gjendemi para lapidarëve e kuptojmë se sa e dhembshme dhe me sa sakrifica është arritur liria.

United Hospital

“Vetëm në rastet kur jemi para dëshmorëve, heronjëve dhe martirëve, e kuptojmë vërtetë mungesën e madhe që ata kanë lënë në mesin tonë. Njëkohësisht kuptojmë edhe realitetin e sakrificës së madhe që ata bërë për lirinë e Kosovës. Liria vërtetë është shumë e shtrenjtë, ajo ka marrë me vete shumë djemë e vajza për Kosovën e lirë”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Kurse në emër të familjes të pranishmit i ka përshëndetur, Nevzad Rushiti, i cili ka falënderuar të gjithë që edhe pas 27 vjetëve, siç ka thënë ai, nuk është harruar Agimi dhe veprimtaria e tij për Kosovën.

Me vizita në këtë familje ka përfunduar edhe shënimi i kësaj dite./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.