Arifi: Sokol Haliti nuk i di shifrat te pasqyrat financiare
Gjilan – Ish kreu i Vitisë Nexhmedin Arifi i është kundërpërgjigjur sërish Sokol Halitit duke thënë se ai nuk i di shifrat e as pasqyrat financiare, e as çka është raporti i Auditorit gjeneral, unë po i sjelli fakte për dy vite të dështuara të qeverisjes së tij.
I ngjyrosur me kodin e të pa vërtetave dhe zgjerimit me fjalë boshe të kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Halitit dhe kabinetit të tij siç e quan ai, doli me një reagim partizançe te “Rajoni Press” duke e kritikuar në radhë të parë vetveten dhe “mrekullisht” stafin e tij dhe pa u përgjigjur në as një pyetje për dy vjetët e dështuara të qeverisjes së tij.
Prandaj u detyrova që edhe një herë t’ia prezantoj disa prej fakteve e numrave jo për të reaguar,por për të sqaruar para qytetarëve të kësaj komune si ish kryetar i komunës së Vitisë. Poligoni i qeverisjes së tij sa shkon e zgjerohet në avari, prandaj ky turr i tij e harron të kuptoj një fakt se ai është strukturë shërbyese, por jo sunduese për të realizuar qëllimet personale e klanore. Shkrimi i ka dalur gabim, letrat po të flasin ndryshe si te” Pasqyrat financiare” që i ka bërë me ata “ partizanët e kontrabanduar” dhe ia kanë miratuar.
Shmangia e juaj nga ajo që po kërkoj po të del qesharake z.Haliti, por mosllogaridhënjen t`i e di e ke kod, orientimi juaj është absurd me skemat familjare dhe militanteve tuaj partiak të LDD-së,se keqmenaxhimi e keqpërdorimi juaj kaqartësi këtë e di çdo kush, por edhe se je sajues i të pa vërtetave edhe këtë e dinë të gjithë, prandaj nuk çuditet kurrkush, shpifjet nuk po mundësh me i izolu. Këto këshilla janë në dobinë tuaj. Kur keni reaguar ndaj shkrimit tim zoti Haliti keni thënë po ju citoj…”sipas jush z.Arifi për 2015-në me vlerë 432.842 euro, është shifër e cila në dokumentet e komunës së Vitisë nuk ekziston, andaj kjo si e tillë mund të jetë një shpikje apo edhe ëndërr e juaj, pasi nuk e dimë se ku keni hasur në këtë shifër”përfundon citati.
Shumë e dhimbshme për ty e stafin tuaj, kjo e lehtë është shih”Pasqyrat financiare…2015, në faqen e dytë .Çuditem si nuk të mësoi dikush!?
Në raportin financiar të vitit 2015 i punuar nga vet qeverisja komunale e Vitisë me z. Sokol Halitin në faqe nr. 2 e ke prezantuar buxhetin e aprovuar i cili ka marrë miratimin e Këshillit komunal në shumën prej 10 milion e 638554 euro, ndërsa gjatë vitit buxhetor nuk e ke realizuar këtë buxhet për 432842.43 euro që këtë shumë e ke të prezantuar në fund të faqes nr. 2 të raportit financiar tuajin pyeti të “mrekullueshmit” tuaj ku janë?
Në faqen nr. 2 e kemi prezantuar buxhetin që e keni pasur në dispozicion për shpenzim në shumë prej 10.319368.30 kurse u kanë mbetur pa shpenzuar 113655.92 euro që e keni të prezantuar në faqen nr. 2 të raportit tuaj.
Gjithashtu në këtë raport nga kjo shumë e keni të prezantuar vlerën 47144.18 euro mjete të pa shpenzuara të cilat janë kthyera si suficit.
Shpjegojeni se këto mjete të pozicionuara në këtë fond me cilin ligj barten në vitet vijuese ? Sepse këtë shumë e keni kundërshtuar në shkrimin tuaj kundër meje te “Rajoni press”.
Shumën se si suficit janë 27500 që e keni thënë është e pasaktë dhe se ju mirë e dini që në qasjen financiare tepër jeni topall, ne po i referohemi tabelës tuaj zotëri, dhe atë për hir të opinionit dhe të qytetarisë për tua kthyer sytë kah shifrat e fakte me skanim të” Pasqyrave Financiare të buxhetit komunal për 2015”:
Keni shkruar në arsyetimin tuaj se keni zvogëlim të numrit të nxënësve për këtë vit shkollor, është e kuptueshme, por e pakuptueshme është se krahas zvogëlimit të nxënësve po e rritni numrin e paraleleve dhe mësimdhënësve, kur mirë e dini se për këtë nuk lejohet buxhet, por Ministria e financave po mbyll sytë dhe po lejon të vini në atë gjendje sa që nuk mund të dilni.
Edhe arsyetimi juaj se keni 1400 nxënës më pak në periudhë kohore mund të jetë i saktë. Dhe nga ky numër del fakti se rreth 66 mësimdhënës jeni duke i dhënë paga pa mbulesë, në bazë të formulës mbi normativin, dhe FMN-në, dhe a dini të, përpjesëtojeni numrin e këtyre nxënësve e që për çdo paralele të krijuar është 21.3 nxënës për një mësimdhënësi, dhe këtë me keqardhje ua themi, sepse ju vetë po e pranoni këtë shifër.
Se i punësoni të gjithë me “konkurs” na shpjegoni si ka mundësi që mësimdhënësi të filloj punën në shtator dhe konkursi është shpallur në nëntor, pastaj absurdi tjetër, ka punëtor që ka punuar qe dy vjet e tash e keni përmbyllur konkursin?
Për mos të përmendur emra tjerë e raste tjera. E ke cekur shkollën e fshatit Smirë dhe duke u lavdëruar se po e pastroni me mirëmbajtës, mirë shumë. Po ne i kemi bërë hapësira shkollore me standard evropiane, pra edhe në këtë lokalitet, a po e harron a? E sa për agronom…të pyesim ty se çka je me profesion?
Që i keni dy vite të humbura të qeverisjes tuaj plotë shkelje dhe keqmenaxhim kjo mund të argumentohet me konstatimet e Auditorit gjeneral të vitit 2014, por edhe unë ta rikujtoj se:
– Auditori gjeneral në faqe 16 konstaton se pasqyrat financiare nuk i keni përgatitur sipas rregullores 03/2013 të Ministrisë së Financave.
– Në faqe nr.18 konstatohet se shkalla e rrezikshmërisë me dobësi të vazhdueshme të përkeqësimit të sistemit financiar.
– Në faqe nr.23 mangësi në menaxhimin e të hyrave dhe se kemi vepruar në kundërshtim me Udhëzimin administrative 03/2011.
– Në faqe numër 24 dobësi dhe shkelje në zyrën e prokurimit në 11 tenderë në vlerë 762000 euro që është në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik 04/L-042
– Në faqe nr.25 shkeljet e bëra nga kryesuesi i kuvendit.
– Në faqe nr.27 dëmtimi i buxhetit të arsimit për 12069 euro.
– Në faqe 29 dhe 30 mos menaxhimi i pasurisë komunale etj.
Gjithmonë po flasim, sipas Auditorit gjeneral për vitin 2014, të publikuar në vitin 2015. Këto janë fakte, ne nuk po i shpikim.
Por, zoti Haliti po të pyesim edhe diçka, pse nuk po i publikoni aneks kontratat dhe kontratat nën 10 mijë euro, pastaj kush janë nënshkruesit e kontratave të projekteve dhe punëkryesit faktik?
Thirrjet e juaja për transparencë edhe tashti edhe gjatë fushatës për mirë menaxhim të buxhetit e ligjit ju më së miri e dini se nuk po iu del ashtu si premtimi i mashtrimeve për qytetarinë. Për këtë po flasin raportet dhe faktet që jep Auditori gjeneral 2014 si dhe Pasqyrat Financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-dhjetor 2015 ka shkruar Arifi. /rajonipress/


