Hidromorava

E vërtetuar shkencërisht: Njerëzit që ecin më shpejt, jetojnë më gjatë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Shkenca ka vërtetuar se të ecurit rreth gjysmë ore në ditë sjell jo pak përfitime shëndetësore!

Të ngjisësh shkallët, të bësh një shëtitje, të shkosh diku në këmbë, rrit nivelin e endorfinës dhe ul nivelin e stresit në trupin tonë në mënyrë të konsiderueshme.

Shoqata Amerikane e Zemrës ka pranuar gjithashtu se ecja sjell po aq përfitime sa vrapi. Ky aktivitet fizik stimulon qarkullimin e gjakut dhe mban nën kontroll tensionin.

Lëvizja e përgjithshme e trupit promovon gjithashtu lëvizjen e shëndetshme të zorrëve, duke parandaluar probleme të tipit si fryrje, kapsllëk etj.

Uji Dea

E në mesin e këtyre përfitimeve vlejnë të përmenden muskujt e tonifikuar, lehtësimin e stresit, ankthit dhe nivelet e depresionit, përmirësimi i gjendjes emocionale etj. Por ajo që nuk dini është se të ecurit shpejt, vjen me një përfitim shtesë, që do na çojë të gjithëve nga vendi e të na bëjë të ecim me hap të shpejtë.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Leicester në Britaninë e Madhe, njerëzit që ecin më shpejt mund të jetojnë më gjatë se ata që e marrin me të avashtë.

Autori i studimit, profesor Tom Yates rrëfen se zbulimet e studimit afatgjatë ishin vërtetë mbreslënëse. Nga një grup prej 470 mijë personash me moshë mesatare 52 vjeç u zbulua se jeta e atyre që ecin më shpejt është më e gjatë, kjo pa llogaritur peshën e trupit.

Burrat që ecin ngadalë dhe kanë jetë passive apo sedentare kanë një jetëgjatësi rreth 64.8 vjet, në ndryshim nga ata që ecin me shpejtësi, jetëgjatësia e të cilëve kap moshën 85-86 vjeç. Për gratë që ecin ngadalë, jetëgjatësia është 72 vjet, ndryshe nga ato që ecin me shpejtësi, me pritshmëritë që variojnë nga 86.7 në 87.8 vjet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.