Bizelet, efikase kundër kancerit dhe kolesterolit
Bizelet nuk përmenden shpesh në temat rreth shëndetit, por kjo nuk d.m.th. se kjo perime nuk është e dobishme. Përkundrazi.
Ajo është plot me gjësende ushqimore, duke përfshirë substancat fitokimike, të cilat janë tepër efikase në luftë kundër kancerit, e ulin nivelin e kolesterolit, e kanë edhe efekt probiotik.
Munden edhe të mos jenë tepër të shijshme, por bizelet, sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Floridës janë të rëndësishme në menynë tonë të përditshme, meqë përmbajnë amidon dhe proteina. Analiza e gjësendeve ushqimore që gjenden në bizele, kanë treguar sa vijon: – Fibrat e bizeleve e rrisin funksionin tretës dhe e zvogëlojnë tretjen e amidonit.
– Amiloza, një përbërës i bizeleve, kontribuon që kjo bimë të ketë një indeks më të ulët glikemik. – Vitaminat dhe mineralet e bizeleve luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e mungesës së gjësendeve ushqimore dhe në parandalimin e sëmundjeve.


