Eko Higjiena

Kadriu: Ruajtja e ambientit dhe pastërtisë publike është obligim i përbashkët‏

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Grupet e ekologëve nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Gjilanit, sot kanë mbajtur një aktivitet simbolik, në kuadër të promovimit të ruajtjes së ambientit, pastërtisë dhe zgjerimit të hapësirave të gjelbërta.

Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, me drejtorët e drejtorive komunale ka qenë pjesë e këtij aktiviteti dhe njëkohësisht ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të ndikojnë pozitivisht në ruajtjen e ambientit të pastër të Komunës dhe vendit ku jetojmë.

“Gjilani ka një park, që është pasuri e madhe në qendër të qytetit. Apeloj që të edukojmë fëmijët që nga mosha e hershme e tyre, pastaj tutje, për ruajtjen dhe zhvillimin e hapësirave të gjelbërta, ngase sa më shumë që kemi gjelbërim dhe drunjë, aq më i mirë do të jetë shëndeti dhe gjendja jonë shëndetësore. Urojmë që bashkërisht të kemi angazhime dhe punë të përditshme në ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës, sepse ajo në të vërtetë është mbrojtja dhe ajri ynë”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Hidromorava

Kadriu dhe drejtorët kanë qenë pjesë e fotove të cilat promovonin mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e tij.

Apel i përbashkët ishte që gjithçka që është e mundur të riciklohet, të bëhet menjëherë dhe bashkërisht me të gjithë qytetarët të ndikohet në ndalimin e hudhjes së mbeturinave vend e pa vend./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.