Mehmeti : Autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë të quhet Bill Clinton
Gjilan – Emri i presidentit Bill Clinton do të duhej të jetë i shënuar me emërtim të ndonjë autostrade që po planifikohet të ndërtohet aktualisht në Kosovë dhe që shumë i përshtatet që Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i bardhë të emërtohet me emrin Bill Clinton dhe në këtë formë së pari nderojmë figurën e tij dhe poashtu sjellë një simbolikë të veçantë në raport me ata që patën të okupuar vendin tonë Kosovën për afërsisht një shekull thotë Arben Mehmeti këshilltar i LDK-së.
Arben Mehmeti ka thënë se 24 Marsi 1999 është një nga datat që simbolizon jetën dhe shpresën për shqiptarët ku do që janë. “Një falënderim i veçantë i takon dy figurave më emblematike botërore të frymëzimit për jetë dhe shpresë, Presidentit Dr Ibrahim Rugova dhe Presidentit Bill Clinton. Andaj pa asnjë dyshim data 24 Mars është një nga datat më me rëndësi të shqiptarëve të Kosovës dhe do të duhej të jetë festë zyrtare e Kosovës dhe që nga ky vit do të duhej të zëvendësohej me festën zyrtare dita e Evropës në Kosovë” ka thënë Mehmeti.
Ndërkaq Mehmeti ka dhënë një propozim interesant. “Poashtu edhe Emri i presidentit Bill Clinton do të duhej të jetë i shënuar me emërtim të ndonjë autostrade që po planifikohet të ndërtohet aktualisht në Kosovë dhe që shumë i përshtatet që Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë të emërtohet me emrin Bill Clinton dhe në këtë formë së pari nderojmë figurën e tij dhe poashtu sjellë një simbolikë të veçantë në raport me ata që patën të okupuar vendin tonë Kosovën për afërsisht një shekull” ka thënë Mehmeti.
Mehmeti ka shtuar se është respekt institucional që SHBA-të t`i nderojmë me një simbolikë të vogël që Autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë” ta emërtojmë me emrin e Presidentit Bill Clinton./rajonipress/


