ARKATANA

Në Cyrih bëhen bashkë biznesmenët e Kosovës me ata të Zvicrës

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Arian Zeka, drejtor në Odën Ekonomike Amerikane Kosovë Naser Mustafa – Kryetar i Rrjetit.. Ministri i Diasporës, Valon Murati, Ardian Spahiu – përfaqësues i UNDP-së në programin DEED.

Pas Vjenës dhe Berlinit, përfaqësues biznesesh nga Kosova janë ndalur në Cyrih për tu takuar në një forum ekonomik me biznismenët e diasporës së Zvicrës, me synimin e krijimit të urave të bashkëpunimit mes bizneseve vendore dhe atyre të diasporës, raporton albinfo.ch.

Në këtë forum të organizuar nga Ministria e Diasporës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë projekti DEED dhe KIESA, nikoqir ishte Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër që ka pritur në ambientete e kompanisë ENB në Cyrih biznesmenët nga Kosova.

Të pranishëm në forum ishin edhe ministri kosovar i Diasporës Valon Murati, ushtruesi i detyrës së Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Bernë, Mustafë Xhemaili dhe sekretari i Parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, Kastriot Noli, si dhe mysafirë tjerë nga Kosova

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Naser Mustafa tha në fillim se ky takim tregon për misionin e përbashkët që kanë institucionet e Kosovës së bashku me bizneset e diasporës.

„Qëllimi i rrjetit është që t‘i bashkojmë bisneset që më pas të lidhin bashkëpunim mes tyre dhe kapitalin me projektet e ndryshme“, tha Mustafa duke theksuar se rrjeti i tyre në Zvicër po rritet vazhdimisht duke i bashkuar bizneset shqiptare.

Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati në fillim foli për rëndësinë që kanë rrjetet e bizneseve duke theksuar se me këtë projekt synojnë të mobilizojmë potencialin e bizneseve shqiptare nëpër botë, duke i fuqizuar fillimisht në ato vende ku janë, e më pas, sipas tij, duke bashkëpunuar me njëri- tjetrin të shqyrtojnë mundësinë të investojnë edhe në Kosovë.

Ai tha se duhet të hiqen iluzionet se bizneset e huaja mund të vijnë vet në Kosovë, por sipas tij mund të vijnë vetëm me ndihmën e bizneseve shqiptare të diasporës nëpër botë.

„Pjesa e rëdësishme e këtyre takimeve është se po krijohen urat e ndërlidhje ndërmjet bizneseve të Kosovës dhe Diasporës.. Në këto takime shihet gatishmëria për bashkëpunim .“, tha Murati.

ARKATANA

Më pas ushtruesi i detyrës së Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Bernë, Mustafë Xhemaili ka përshëndetur një nismë të tillë të bashkëpunimit të bizneseve dhe ka premtuar se do ta kenë përkrahjen diplomatike kosovare.

Nga ana tjetër, Arian Zeka, drejtor në Odën Ekonomike Amerikane mendon se pikërisht ky është roli që duhet ta kenë asociacionet afariste, ndërtimi i urave ndërmjet bizneseve.

„Pas 3 viteve të krijimit të rrjeteve të bizneseve shqiptare në diaspotë po shohim funksionimin e tyre, po shohim retultatet e para edhe nga bashkëpunimi i brendshëm i bizneseve të rrjeteve dhe me bizneset nga vendet ku rrjedhin ato. Shpresoj që ky bashkëpunim do të rritet në të ardhmën. Ne presim nga bizneset e diasporës që të na mundësojnë që produktet tona t’i plasojmë në tregun evropian.“, tha Zekolli.

Ardian Spahiu – përfaqësues i UNDP-së në programin DEED ka treguar për punën që kanë bërë për tri vite me radhë në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe IOM-in në krijimin e rrjeteve të bizneseve të diasporës shqiptare nëpër botë.

„Tani më i kemi 25 rrjete në 20 vende. Kjo ngërthen në vete edhe potencialin që ka diaspora. Ne krenohemi me një numër kaq të madh të afaristëve shqiptarë që i kemi takuar nëpër botë. Ne kemi kaluar në një fazë tjetër të bashkëpunimit që afaristet tanë në Kosovë t’i takojmë me ata të diasporës.“, tha Spahiu.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve të Zvicrës, Fehmi Fetahu.

Biznesmenetët nga Kosova dhe Zvicra kanë prezantuar kompanitë e tyre ndërsa më vonë kanë shkëmbyer përvojat e tyre afariste..

Gjithashtu gjatë ditës janë vizituar 3 kompani të afaristëve shqiptarë për të parë nga afër punën dhe arritjet e tyre në Zvicër.

Një reportazh të zgjeruar nga forumi ekonomik në Cyrih mund ta lexoni nesër në albinfo.ch