Eko Higjiena

Terrorizmi nuk njeh as fe e as normë!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Xhabir Hamiti – Pamjet e muajve dhe ditëve të fundit, të njëpasnjëshme të terrorit ndaj njerëzve të pafajshëm – të kryera në pabesi, përfshirë gra e fëmijë si dhe kalimtar të rasti – siç ishte edhe terrori i djeshëm në Bruksel, pas atyre të Turqisë, për çfarëdo kauze që mund të shtyhen e bëhen, nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë dhe me asnjë normë njerëzore, aq më pak kur ato thuhet se bëhen në emër të Zotit!

Bota e arsyeshme, sot, e cila në numër është më e madhe sesa ajo e devijuar dhe e çakorduar, duhet të ulet dhe të mendojë seriozisht për të bërë gjithçka që është e mundur në parandalimin e akteve të tilla barbare, të cilat rrisin urrejtjen racore dhe fetare në Evropë dhe më gjerë, e epilogu i të cilave do të ishte i dhimbshëm për të gjithë dhe pa dallim.

Individualisht dhe kolektivisht duhet të angazhohemi në maksimum për ruajtjen e fëmijëve tanë që të mos bien pre e grupeve të tilla ideologjike trushpërlarëse, të cilat më së paku kanë të bëjnë me fenë dhe Zotin!

Fundamenti

Mënyra më e mirë preventivës së rrëshqitjes fëmijëve dhe të rinjve tanë në këtë katrahurë është edukimi dhe informimi i drejtë për të mos instrumentalizuar në asnjë formë indoktrinimin fetar në dëm të tjetrit.

Edhe vendi ynë në këtë drejtim duhet të veprojë, pa u hamendur, sa nuk është bërë tepër vonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.