UBT

Xhelili: Lumi “Mirusha”, një premtim elektoral dhjetëvjeçar

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lumi “Mirusha”, në Gjilan, ka një histori karakteristike. Në emër të rregullimit të shtratit të këtij lumi, kaluan tre pelë zgjedhje. Që nga viti 2007 e këndej “Mirusha”, mbeti një premtim elektoral. Kaluan jo më pak se 10 vjet e Lumi “Mirusha”, që e quajnë ndryshe edhe “stanishorka”, nuk u rregullua dot shprehet Selver Xhelili.

Me këtë dukuri dëshmohet se saj janë të fuqishme politikat komunale,karshi atyre qendrore. Gjatë kampanjës zgjedhore, në tri palë zgjedhje, propagandohej se ky lum do të hyjë në koritë dhe qytetarët, do të lirohen nga kundërmimi i erës së keqe, të ujërave të zeza. Kujt i ka ra hise t’i bie këmbë përgjatë Lumit “Mirusha”, s’ka se si të mos ndihet keq sa nga era e rëndë, sa nga qytetarët, të cilët për ditë ballafaqohen me këtë fenomen, i cili ia prish imazhin e Gjilanit, edhe ashtu të lëkundur nga politikanët institucionalë, të cilët thithin vota nga elektorati, për kinse rregullimin e shtratit të këtij lumi. Po kjo nuk do të thotë se nuk kanë filluar punët për rregullimin e shtratit të Lumit. Në çdo palë zgjedhje politikanët gjilanas, ia kanë filluar ta rregullojnë nga një metër, duke e lënë në gjysmë për ta përfunduar pas zgjedhjeve shprehet Selver Xhelili.

Mobi Casa

Sipas tij nëse vazhdohet kështu, deri në vitin 2025, nuk do të ketë realizimi të projektit të “Mirushës” “Premtimet karshi realizimit të këtij projekti, në këtë pikë kanë dështuar totalisht dhe si pasojë e dështimit, qytetarët e komunës sonë ballafaqohen me problemin e kahershëm të kundërmimit të erës së rëndë të Lumit “Mirusha”. Qytetarët, të cilët jetojnë përgjatë këtij lumi, nuk mund t’i hapin dritaret e as të lëvizin për punët e tyre të përditshme.

“Ky është një mjerim, për një Komunë siç është Gjilani, i cili nuk arriti t’i jap fund një problemi kaq të madh, që paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve. Gjilanasit besoj se do të vetëdijesohen e mos t’i votojnë dështakët dhe matrapazët, të cilët ne emër “Mirushës” e lanë këtë qytet mes ujërave të zeza dhe kundërmimit të erës së keqe”, thuhet në prononcimin e Selver Xhelilit, kryetar i Degës së Republikanëve të Kosovës për Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.