Eko Higjiena

Kafeja e mëngjesit shmang dhimbjen e kokës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Jeni mësuar të pini kafe sapo zgjoheni çdo mëngjes?

Do të bënit mirë mos ta ndryshonit këtë regjim. Edhe pse gjithmonë është quajtur si një “ilaç” kundër gjumit dhe për të marrë energjitë e duhura për të përballuar ditën, e vërteta është se ka një përfitim më të madh: lufton rrezikun të të kapin dhimbje të forta koke.

Këtë e thotë një studim i kohëve të fundit, që ka shpjeguar çfarë i ndodh trupit nëse nuk konsumohet kafeinë nga një ditë në tjetrën.

Efektet e kafesë në trupin tonë

Sipas një studimi të bërë në Universitetin Monash dhe të punlikuar në “The Conversation “, pirja e kafesë në mëngjes do të ishte ilaçi më i mirë për të shmangur dhimbje të bezdishme të kokës gjatë ditës.

Eco Higjiena

Motivi është shumë i thjeshtë: kafeina është një stimulues dhe hyn shumë shpejt në qarkullimin e gjakut në tru, duke bllokuar receptorët e adenozinës, një neurotransmetues që kontrollon mpirjen e aktivitetit cerebral, duke i dhënë trurit dhe trupit një energji të habitshme.

Por ky zakon krijon varësi, dhe në momentin që nuk pi kafe sapo zgjohesh, truri shkon në “defiçit”. Në raste të tilla ndihemi të lodhur, të irrituar, me humor të keq dhe me një “rreth” të fortë në kokë. Ilaçi? Të marrësh dozen ditore të kafeinës.

Prandaj kush është mësuar të konsumojë kafe në mëngjes do të bënte mirë të hiqte dorë vetëm në raste ekstreme, në mënyrë që dhimbja e kokës të jetë një kujtim i largët.

(Kosova Sot Online

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.