FIDANISHTJA

Analistët: Oferta e Kadri Veselit për opozitën të ketë temë diskutimi zgjedhjet e parakohshme

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Kryeparlamentari Kadri Veseli ditë më parë ka bërë të ditur se së shpejti do ti bëjë një ofertë për stabilizimin e shtetit tri partive opozitare.
Tani për tani përmbajtja e kësaj oferte mbetet “mister”, ndërkaq opozita ka deklaruar se vetëm për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme do të ulen të diskutojnë.

Njohësi i çështjeve politike, Arben Qirezi ka vlerësuar se oferta e kryeparlamentarit Kadri Veseli deri të më tani është ende në nivelin e spekulimeve sepse nuk ka pasur ende diçka konkrete që të jetë shpallur publikisht.

Qirezi ka theksuar se nëse është ofertë për dalje nga kriza, ajo ishte dashur të përmbajë propozimin për agjendën zgjedhore, përkatësisht për një orar të ndërmjetëm deri në zgjedhjet e parakohshme.

“Kjo mund të jetë një manovër politike për të fituar kohë lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me raportet brenda koalicionit qeverisës, por e cila mund edhe të evoluojë në ofertë konkrete për partitë opozitare. Çështja është se gjendja në Kosovë është e paqëndrueshme dhe po ashtu është e paqëndrueshme edhe brenda koalicionit qeverisës dhe kujtoj që të dyja partitë e koalicionit janë të vetëdijshme për këtë”, ka thënë Qirezi për Indeksonline.

Ai më tej ka shtuar se ka gjasa të mëdha që implozioni i koalicionit qeverisës të ndodhë, kështu që PDK mund të falë fituese e kësaj krize nëse ndërmerr nismë që e parandalon këtë implozion.

“Konsideroj se zgjedhjet e parakohshme janë çështje e kryer për shkak te pa qëndrueshmërisë politike. Prandaj një ofertë për një agjendë zgjedhore është e vetmja zgjidhje. Në këtë mund të ketë hapësirë për bisedime ndërmjet partive ne pushtet dhe opozitës lidhur me orarin. Mendoj se duke pasur parasysh gjendjen aktuale politike, partitë opozitare nuk kanë arsye të bisedojnë për çështje të tjera”, u shpreh Qirezi, duke shtuar më pas se në fund të fundit nuk është e pazakonshme që një proces bisedimesh me Serbinë që prek në funksionalitet e Kosovës të shkaktojë destabilizim politikë dhe mendoj se proceset e këtyre 9 muajve të fundit duhet të shërbejnë si mësim për të gjithë, duke përfshirë edhe faktorin politik vendor por edhe fuqitë ndërkombëtare, duke përfshirë BE-në dhe SHBA-në.
Ai ka theksuar se në rast se oferta do të ishte serioze opozita do të duhej ta shqyrtonte një ofertë të tillë.

Hidromorava

“Besoj se po, varësisht prej asaj se çka konsiderohet serioze. Ne këtë mes perceptimi mbi seriozitetin mund të ndryshojë. Prandaj mbetet të shihet se sa ka dallime ndërmjet PDK-së dhe partive opozitare”, tha Qirezi.

Ndërkaq, analisti Imer Mushkolaj ka theksuar se çdo ofertë për opozitën, e cila nuk do të përmbajë në vete zgjedhjet e parakohshme është e kotë dhe nuk e zgjidhë krizën.

“Oferta duhet të jetë serioze dhe duhet të konsistojë në fillimin e dialogut për caktimin e datës së zgjedhjeve, respektivisht përmbushjen e një agjende paraprake që ka të bëjë me organizmin e tyre. Gjithsesi nuk duhet harruar edhe adresimi i përgjegjësisë për nënshkrimin e marrëveshjes rreth krijimit të Asociacionit… dhe demarkacionit me Malin e Zi. Këto çështje nuk mund të kalojnë thuajse nuk ka ndodhur asgjë”, ka thënë Mushkolaj për Indeksonline.
Kurse profesori i të drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti ka thënë se hapësira për oferta është e ngushtuar.

“Mendoj se jemi para një procesi ku hapësira për oferta është skajshmërisht e ngushtuar. Në kuptimin e lojërave politike mund të enden oferta sa nga njëri e sa nga tjetri kamp por në kuptimin real dhe praktik”, ka thënë Hoti për Indeksonline.

Ai më tej ka theksuar se pas zgjedhjes së Presidentit, vendi duhet të kaloj në dy faza:
“Faza e parë, pas betimit të Presidentit, shpërbërja e Parlamentit dhe formimi i një qeverie teknike që do kishte mandat organizimin e zgjedhjeve, dhe faza e dytë, mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, jo me herët se 6 muaj dhe jo me vonë se 1 vit pas shpërbërjes se Parlamentit”, u shpreh Hoti.
Hoti ka shtuar se të gjitha opsionet tjera nuk do të gjejnë zbatim dhe situatën do e mbajnë të ndarë, kështu siç është aktualisht. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.