Fillojn punimet për ndërtimin e shtëpisë për familjen Rashiti nga Bilaçi
Edhe zyrtarisht kanë filluar punimet në ndërtimin e shtëpisë për familjen Rashiti në fshatin Bilaç, familje kjo e cila u raportua në mediumet dhe rrjete sociale për kushte të rënda.
Menjëher pas njoftimit për gjendjen e rënd të familjes Rashiti, shumë njerëz human filluan të ndihmojnë familjen Rashiti me të gjitha mundësit që kishin.
Një ashtu edhe pronari i furrës “ELIZA” Artan Previzaj, do të jap për një vit falas bukën për familjen Rashiti.
Menjëher pas shtëpisë së vjetër do t`i ndërtohet shtëpia e re familjes Rashiti, familjarët kanë falemderuar të gjithë njerëzit humanë të cilët kanë kontribuar për ndërtimin e shtëpis së re./BujanociNet/


