Perimet, burim i materieve biologjike aktive
Perimet përmbajnë karbohidrate, aminoacide, vitamina, hormone, glukozinolate etj, transmeton “Zëri.info”.
Perimet janë një pjesë shumë e rëndësishme e ushqimit dhe burim kryesor i materieve biologjike aktive, siç janë antioksiduesit, si dhe substancat e tjera, për shembull ato të cilat ndikojnë në uljen e nivelit të kolesterinës. Në fakt, përbërja kimike e perimeve ende nuk është e sqaruar plotësisht, sidomos ndikimi i komponentëve të ndryshëm në shëndet.
Perimet përmbajnë karbohidrate, aminoacide, vitamina, hormone, glukozinolate etj., të cilat i shërbejnë vetë bimës për rritje, zhvillim, adaptim dhe mbrojtje.
Të gjitha këto materie përcaktojnë vlerën ushqyese të perimeve, shijen dhe ndikimin e tyre në shëndetin e njeriut: antiinflamator, antikancerogjen, antimikrobik, antioksidativ, imunologjik etj./ZERI


