UBT

Haziri vendos pllakën e shenjëzimit te shtëpia e heroit Agim Ramadani, në Zhegër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në shenjë nderimi për personalitetet që dhanë shumë për çlirimin e vendit deri në sakrificë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vendosur pllakën shenjëzuese tek shtëpia ku jetoi dhe veproi heroi, Agim Ramadani, në Zhegër.

“Vendosja e kësaj pllake të shenjëzimit në vendin ku ka jetuar Agim Ramadani, është më e pakta që ne mund të bëjmë karshi kontributit të kolosit deri në flijim. Familja Ramadani duhet të jenë krenar për tërë jetën dhe kjo është vetëm një përkujdesje e jona për këtë kolos të Karadakut”, tha Haziri.

Vëllai i heroit të kombit Agim Ramadani, dr. Jashar Ramadani, e ka falënderuar kryetarin Haziri për nderin dhe respektin që ka treguar në vazhdimësi.

Eco Higjiena

“Ne gjithmonë në këso ngjarje kemi dhimbje dhe krenari. Por, 20 vjet pas çlirimit, krenaria është më e madhe dhe të jemi mirënjohës kryetar për respektin që e tregoni në vazhdimësi”, tha ai

Kryetari i Gjilanit paralajmëroi se pllaka shenjëzuese do të vendosen në të ardhmen në çdo familje të dëshmorëve, në familjet që kanë dhënë shtëpitë e tyre për shkolla, ambullanta, e depo të Nënë Terezës deri në vitin 1999. /rajonipress/