ARKATANA

Heidi Lushtaku prezanton orët “Tissot” në „Baselworld 2016“

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Në mesin e bukurosheve të cilat plotësojnë shkëlqimin e orëve dhe stolive në panairin «Baselworld» është edhe modelja shqiptar, Heidi Lushtaku.

Ajo është zgjedhur të prezantojë orët zvicerane „Tissot“ në mesin e 1500 markave të orëve dhe stolive nga 40 vende të botës.

„Më kanë kontatuar nëpërmjet agjencisë sime dhe kam pranuar të jem pjesë e këtij brendi zviceran të orëve. Jam shumë e lumtur që jam ketu për ta prezantuar Tissot në „Baselword 2016““, tha për albinfo.ch, shqiptaro-zvicerania Heidi Lushtaku.

Mobi Casa

Brendi i orëve „Tissot“ shet 4 milionë orë në vit në tërë botën..

Finalistja e “Miss Zvicra 2013” po bashkëpunon kohët e fundit me „Swiss Air Magazine » dhe me klinikën e bukurisë „Lemanic“.

Heidi Lushtaku ishte finaliste e “Miss Zvicra 2013”, kurse aktualisht është njëra nga modelistet më të njohura në Zvicër, e cila ka kontrata disavjeçare me firma të ndryshme zvicerane./albinfo/