Uji Dea

Lëngu i pakripur i domates i ulë rreziqet e sëmundjeve të zemrës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në një studim të publikuar në “Food Science & Nutrition” është zbuluar se konsumimi i lëngut të pakripur të domates e zvogëlon shtypjen e gjakut dhe kolesterolin LDL te të rriturit që janë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Në këtë studim, 184 meshkujve dhe 297 femrave pjesëmarrësve u është ofruar përgjatë një viti një sasi e lëngut të pakripur të domates, transmeton Telegrafi.

Në fund të studimit, shtypja e gjakut te 94 pjesëmarrës me para-hipertension të patrajtuar ose hipertension ishte zvogëluar dukshëm.

Shtypja sistolike e gjakut ishte zvogëluar prej mesatarisht 141.2 në 137.0 mmHg, ndërkaq ajo diastolike nga një mesatare prej 83.3 në 80.9 mmHg.

KKVITI

Në anën tjetër, nivelet e kolesterolit LDL te 125 pjesëmarrës me kolesterol të alrtë ishte zvogëluar nga mesatarisht 155.0 në 149.9 mg/dL.

Këto efekte fitimprurëse kishin qenë të ngjashme mes femrave dhe meshkujve dhe mes grupeve të ndryshme të moshave.

Autorët kanë thënë se, sipas njohurive që kanë, studimi i tyre është i pari që i hulumton efektet e konsumimit të domates në rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare përgjatë një viti dhe përgjatë grupmoshave të ndryshme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.