UBT

Veseli: Gjermania do të shërbejë si model se si funksionon shteti ligjor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka përfunduar vizitën në Gjermani.

Në një intervistë për televizionin publik, Veseli ka vlerësuar lartë takimet me Kancelaren gjermane Angela Merkel, kryetarin e Bundestagut gjerman dhe Ministrin e Jashtëm Frank-Walter Steinmeier.

FIDANISHTJA

Kryeparlamentari thotë se Gjermania do të shërbej si një model shumë i mirë i funksionimit të shtetit ligjor dhe demokratik.

“Gjermania është shembulli tipik se si duhet të forcohet shteti ligjor, në të njëjtën kohë të zhvillohet ekonomia. Është shembulli tipik që duhet të ndjekim ne si Kosovë ku përgjegjësia qytetare dhe e institucioneve është e përbashkëta e përparimit të vendit të tyre. Vërtetë ne mund të jemi krenar se kemi shumë miq, në të njëjtën kohë duhet të punojmë bashkërisht, veçanërisht në proceset integruese të Bashkimit Europian. Ka një përkrahje të jashtëzakonshme, veçanërisht nga gjithë këto personalitete të fuqishme në rrugën tonë drejt integrimeve, në rrugën tonë drejt liberalizimit të vizave dhe në veçanti kërkojnë nga ne që të forcojmë edhe më tepër shtetin ligjor dhe në të njëjtën kohë ta përmirësojmë jetën e qytetarëve”, tha Veseli për RTK-në.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.