Eko Higjiena

Ish komandanti i UÇPMB-së kërkon unifikim në politikën e Luginës së Preshevës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ish zv. komandanti i përgjithshëm i UCPMB-Së, Sami Azemi ka nënshkruar peticionin e nisur nga Lëvizja Qytetare “Vatra”, me të cilin kërkohet që faktori politik shqiptar në Kosovën Lindore të unifikohet dhe të krijojë një listë unike politike të përbëre nga të gjitha partitë politike shqiptare.

Gjatë një takimi, kryetarja e Lëvizjes “Vatra” falënderoi z. Azemin për bashkëpunim dhe për dhënien e kontributit në çështjen e pazgjidhur shqiptare në Kosovën Lindore, duke qenë edhe bartës i proceseve luftarake për çlirimin e këtij regjioni nga pushtimi serb.

Sami Azemi është bashkangjitur thirrjes që spektri politik në Kosovën Lindore të jetë i unifikuar dhe të jetë i bashkuar.

FIDANISHTJA

Kjo iniciativë është përkrahur nga personalitete të shquara nga të gjitha trevat shqiptare.

Këtë peticion, vlenë të theksohet se e kanë nënshkruar edhe moderatori Fidan Jupolli, Deputetja e AAK-së Donika Kada -Bujupi, regjisori Kenan Gurgurovci, Avdil Ramadani, Ernest Zymberi, Naim Abazi, Gentiana Shabani, Xhemaj Topalla, Hanife Mala etj./rajonipress/