ARKATANA

Puna gjatë fundjavës rrit rrezikun për depresion

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nëse vazhdimisht jeni duke punuar jashtë orarit dhe më shumë sesa ç’rekomandohet, le t’ju rikujtojmë sa e rëndësishme është të gjeni një zgjidhje për të pushuar më shumë.

Hulumtimet e reja sugjerojnë se femrat që punojnë për shumë orë janë më të rrezikuara nga depresioni – më shumë sesa meshkujt që punojnë në të njëjtin orar. Gjithashtu, hulumtimet thonë se edhe puna në vikend mund të jetë kontribuues i problemeve të ndryshme të shëndetit mendor, transmeton Klan Kosova.

Kjo pasi që pakënaqësia me punën mund të kontribuojë në ndjenja depresive.

ARKATANA

Analiza e të dhënave me 22,000 punëtorë ka zbuluar se femrat që kishin punuar me orar të gjatë (më shumë sesa 55 orë në javë), kanë qenë 7.3% më të prira të kenë simptoma depresive sesa femrat që punojnë 35-40 orë në javë.

Shkencëtarët gjithashtu kanë theksuar se puna gjatë vikendeve lidhet me një rrezik më të lartë të depresionit te dy gjinitë, ku femrat që punojnë në vikend kanë 4.6% shanse të jenë më depresive, ndërkaq meshkujt 3.4%.

Ata kanë theksuar se lidhja mes punës në vikend dhe depresionit mund të jetë për shkak se ata që punojnë vikendeve gjithashtu kanë tendenca të bëjnë punë që paguhen më pak, ku depresioni është më prezent.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.