ARKATANA

Kur e teprojmë me kafe

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për shumë njerëz, pirja e kafesë në mëngjes është thelbësore për të nisur ditën siç duhet. Por kini kujdes të mos e teproni: nëse konsumohet në doza të tepërta, pirja e kafesë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare deri në 22%.

Kjo theksohet nga një studim i botuar në revistën ‘The American Journal of Clinical Nutrition’, sipas të cilit pirja e gjashtë ose më shumë filxhanë kafe në ditë mund të shkaktojë hipertension.

Kafeja është nxitësi më i konsumuar në botë (ajo na zgjon, na rrit energjinë dhe na ndihmon të përqendrohemi).

Shumica e njerëzve pajtohen me faktin se nëse pini shumë kafe, mund të ndiheni nervoz, të irrituar ose ndoshta edhe sëmurë. Kjo është për shkak se kafeina ndihmon trupin të punojë më shpejt dhe më fort, derisa të arrihet një kufi. Ne gjithashtu e dimë se rreziku i sëmundjes kardiovaskulare rritet me hipertensionin, i cili siç dihet mund të shkaktohet nga konsumimi i tepruar i kafeinës.

Hulumtuesit shqyrtuan të dhënat gjenetike dhe zakonet dietike të 347,077 njerëzve të moshës midis 37 dhe 73 vjeç, prej të cilëve 8,368 ishin prekur nga çrregullime kardiovaskulare. Në veçanti, studiuesit analizuan aftësinë e gjenit që metabolizon kafeinën, të quajtur Cyp1a2 për të përpunuar substancën dhe shoqërimin e mundshëm me rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

ARKATANA

Në fund të hetimit, ata zbuluan se konsumi i tepruar i kafesë, i barabartë me gjashtë ose më shumë filxhanë në ditë, mund të dëmtojë shëndetin e zemrës, sepse shkakton hipertension.

Në veçanti, rreziku i zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare mund të rritet deri në 22%. Për më tepër, shkencëtarët vërejtën se edhe ata që posedojnë një variant të gjenit Cyp1a2, që lejon kafeinën të metabolizohet katër herë më shpejt, nuk mund të konsumojnë doza më të larta të pijeve pa rrezikuar shëndetin e tyre kardiovaskular.

“Për të mbajtur zemrën të shëndetshme dhe presionin e gjakut të shëndetshëm, njerëzit duhet të kufizojnë konsumin e kafesë në më pak se gjashtë filxhanë në ditë. Bazuar në të dhënat tona, gjashtë filxhanë ishte pragu, ku kafeina fillon të ndikojë negativisht në sistemin kardiovaskular”.

Është vlerësuar se tre miliardë filxhanë kafe në ditë pihen në mbarë botën. Duhet të dimë kufijtë e asaj që na bën mirë dhe asaj që nuk na bën mirë. Ashtu si shumë gjëra, edhe kjo është çështje e moderimit; nëse tejkalohet, shëndeti do të paguajë çmimin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.