ARKATANA

“Pavarësia poetike” tuboi krijuesit shqiptarë në Hamburg

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë organizoi takimet letrare tradicionale „Pavarësia poetike 2016“. Krijues nga të gjitha anët e botës, më 12 dhe 13 mars 2016 u mblodhën në qytetin Hamburg të Gjermanisë dhe kaluan një mbrëmje të këndshme letrare bashkë, ku u promovuan edhe disa libra.

Në mesin e tyre ishin edhe Flora Brovina, kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe Adnan Merovci, i cili po ashtu promovoi librin e tij “Në hap më Rugovën”.

Eco Higjiena

Përveç tij, në këtë manifestim kulturor u promovuan edhe libra të rinj të autorëve të ndryshëm shqiptarë në diasporë, ndër to edhe dy librat më të rinj të autorit shqiptar nga Vjena, Besim Xhelilit, vëllimi me poezi “Besa” dhe romani i tij i parë “1803”./albinfo/