Eko Higjiena

Opozita nesër nuk merr pjesë në vazhdimin e seancës plenare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partitë politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, të martën nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës plenare.

Adonis Tahiri zyrtar për media në Vetëvendosje i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se nesër është vetëm vazhdimi i seancës nga java e kaluar, kështu që qëndrimi për të lëshuar mbledhjen, mbetet i njëjtë.

“Ne si opozitë e bashkuar javën që shkoi e bojkotuam këtë seancë, me arsyetimet që i dha deputeti Ismajl Kurteshi. Prandaj, meqë nesër vazhdon e njëjta seancë, qëndrimi jonë ndaj kësaj seance mbetet i njëjtë”, ka thënë Tahiri.

UBT

Kurse, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës thonë se tashmë AAK -ja, ka qëndrim të qartë për tu distancuar nga Kuvendi i Kosovës.

Muharren Nitaj anëtar i kryesisë së AAK-së, thotë se deputetët e AAK-së refuzojnë të marrin pjesë në një kuvend ku nuk mund të ushtrohet mandati i tyre në përputhje me Kushtetute dhe dinjitetin njerëzore të deputeteve.

“Vendimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për tu distancuar nga Kuvendi i Kosovës është përfundimtar dhe në këtë çështje nuk ka fare se çka mund të flitet tutje”, ka thënë Nitaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.