ARKATANA

Hyseni: E dimë se kush po i kryen sulmet me molotov

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Policia e Kosovës tashmë ka disa pista hetimesh për sulmet që po u bëhen me koktej molotovi institucioneve dhe veturave zyrtare nga persona deri tani të pa njohur për policinë.

Këtë e ka bërë me dije ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni në një konferencë për media. Ai, megjithatë nuk dha shumë detaje për media duke mos dashur të dëmtojë hetimet që janë duke u zhvilluar.

Megjithatë komentoi për këto raste, duke thënë se instalimi i dhunës si mjet i arritjes së qëllimeve politike është i pa pranueshëm.

United Hospital

“Sa u përket akteve të fundit të dhunshme kundër institucioneve të republikës së Kosovës, unë mund të ju njoftoj se tashmë Policia e Kosovës e ka disa pista të sigurta hetimesh. Por në asnjë mënyrë nuk do të nxitojë që me çfarë do deklarate të ndërhyjë në një proces investigativ, hetues që e bënë policia e Kosovës në mënyrë profesionale dhe të pavarur. Instalimi i dhunës si mjet i arritjeve të qëllimeve politike është i pa pranueshëm dhe nga një këndvështrim dhe vështrim thjesht politik, mund ta them vetëm këtë dhe asgjë më shumë sepse çfarë do që të them më shumë do të ishte ndërhyrje në hetimet që policia e Kosovës është duke i zhvilluar dhe do të lëndonte edhe integritetin e vet të vetëformimit”, tha Hyseni.

Ditë me parë, me koktej molotovi ishte sulmuar institucioni i presidencës, të cilit persona me maska fillimisht ia kanë thyer xhamat ndërsa, pastaj kanë tentuar që me koktej molotovi t’ia vënë zjarrin këtij institucioni.

Këto lloj sulme me koktej molotovi janë shpeshtuar kohëve të fundit ndaj institucioneve dhe veturave zyrtare ndërsa, policia e Kosovës deri tani nuk ka arrestuar asnjë person, apo nuk ka pasur ndonjë të dyshuar për këto raste./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.