UBT

Hanife Mala nënshkruan peticionin për unifikimin e faktorit politik në Luginë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Të shtunën bashkëshortja e heroit kombëtar Rexhep Mala znj Hanife Mala, ka nënshkruar peticionin e nisur nga Lëvizja Qytetare “Vatra”, me të cilin kërkohet që faktori politik shqiptar në Kosovën Lindore të unifikohet dhe të krijojë një liste unike politike të përbëre nga të gjitha partitë politike shqiptare.

Hanife Mala i është bashkangjitur thirrjes që spektri politik në Kosovën Lindore të jetë i unifikuar dhe të jetë i bashkuar në një listë.

Uji Dea

Kjo iniciativë është përkrahur dhe do të përkrahet nga personalitete të shquara nga të gjitha trevat shqiptare. Këtë peticion, vlenë të theksohet se e kanë nënshkruar edhe moderatori Fidan Jupolli, Deputetja e AAK-së Donika Kada -Bujupi, regjisori Kenan Gurgurovci, Avdil Ramadani, Ernest Zymberi, Naim Abazi, Gentiana Shabani, Xhemaj Topalla./rajonipress/