Fundamenti

Veseli: Pres një Gjykatë Speciale për masakrat e serbëve në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në 20 vjetorin e masakrës në Lubizhdë ku ranë 14 dëshmorë dhe 40 martirë të këtij fshati, krerët më të lartë të shtetit dhe shumë qytetarë kishin ardhur për të nderuar të rënët ku edhe u vendos gurthemeli i kullës muze “Kulla e Qëndresës”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në këtë tubim përkujtimore duke folur për mohimet e palës serbe për masakrat e kryera në Kosovë tha se në këtë drejtim po gabon edhe bashkësia ndërkombëtare.

Ai tha se shteti i Kosovës nuk do të hakmerret por sipas tij, duhet të kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare inicimi i Gjykatës Speciale për të dënuar ushtrinë serbe për krimet e bëra në Kosovë gjatë vitit 1998-99.

HW

Veseli teksa ka treguar përjetime e tij gjatë luftës me bashkëluftëtarët e tij hasian, tha se Lubizhda është porta e lirisë që i dha Kosovës në kohën e luftës besë, bukë e pushkë.

“Kemi reagime nga shteti serb duke mohuar masakrat serbe për aq sa kemi reagim nga ne dhe bashkësia ndërkombëtare për qenien e tyre, por një është e qartë ky është edhe një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian, përderisa nuk do të dënohen njerëzit për krimet në Prekaz në Mehë në Obri në Reçak, Rrezallë e gjithandej Kosovës janë me qindra masakra ata pushteti serb gjithmonë do i mohoj krimet serbe ky është gabimi i bashkësisë ndërkombëtarë kjo është edhe përgjegjësi e institucioneve tona….Pres përkrahje që edhe bashkësia ndërkombëtare ta kuptoj zërin e arsyes që të inicojë dhe të ketë Gjykatë Speciale për krimet përkatësisht për masakrat serbe”, tha Veseli./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.