Mobi Casa

Kamenica duhet të çlirohet nga PDK-ja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Amir Jakupi – PDK’ja në Kamenicë është ndër të vetmet parti, që nuk ka arritur të hapet e reformohet ndër vite. Kjo parti nuk mund të ofrojë më alternativë për qytetarët. Duket se PDK’ja nuk e ka lexuar mirë zhgënjimin e kamenicasve më 11 qershor, andaj në garën për kryetar komune futet me një figurë të konsumuar politikisht.

Arsyeja e mos rikandidimit të Begzad Sinanit nuk qëndron te disfata e 11 qershorit e as te nuhatja e humbjes së 22 tetorit.

Kryetari rebel i Komunës ka kohë që s’i ka punët me partinë. Dhe momenti më i mirë për t’iu hakmarrë ishte te kandidatura. Emin Krasniqi më me dëshirë nuk do t’i futej garës për kryetar, sepse disa herë e ka testuar veten në zgjedhje për Kuvendin e Kosovës.

Eco Higjiena

Por, ishte emri i vetëm, pos Begzad Sinanit që nuk do të refuzohej nga Qendra.

Krasniqi hynë në garë me të gjitha faturat e keqqeverisjes katërvjeçare të Begzad Sinanit. Pos kësaj, edhe në një momentum të keq për PDK’në; me përçarje e trazime, të kristalizuara e të thelluara që prej 2013-ës.

Votuesit kamenicas janë inteligjentë dhe do të dinë si të sillen më 22 tetor. Andaj, PDK’së do t’i bënte mirë një pushim opozitar, në mënyrë që t’i jepet kohë për reforma e këndellje dhe çlirim nga klanet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.