UBT

Mos i hidhni gjethet e lakrës, njihuni me efektet e tyre shëruese

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë. Kjo perime nuk mungon në kuzhinat shqiptare ashtu si në mbarë botën.

Ajo nuk prishet lehtë në krahasim me frutat dhe perimet e tjera dhe mund të qëndrojë gjatë në temperatura të ndryshme.

Lakra është një nga perimet më të forta që njeriu e përdor kundër qelizave të dëmshme.

Lakra është e pasur me fibër, vitaminë C dhe K.

Kompresat Me Lakër Kundër Inflamacionit Të Gjirit dhe Këmbës

Kjo perime është një shëruese e madhe.

Një recetë e lashtë Evropiane rekomandon pirjen e një gote me lëng lakre në ditë për një sërë sëmundjesh

Lakra gjen përdorim të gjerë tek femrat të cilat kanë probleme me gjirin.

Kompresat me lakër të ftohtë përdoren nga:

Femrat që i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në gji,

Femrat që vuajnë nga enjtja apo inflamacioni i gjirit,

Nënat lehonë që duan të ndërpresin ushqyerjen e fëmijës me gji.

Ekspertët e Akademisë Amerikane të Pediatrisë pranojnë se lakra shërben më së miri si kompresë e ftohtë për gjirin.

Sipas tyre lakra e qetëson atë por edhe zbut dhimbjet dhe enjtjet.

KKVITI

Këto kompresa të ftohta mbahen për 20 minuta dhe e gjithë proçedura përsëritet deri sa gjiri të qetësohet.

Efektet mirëbërëse të lakrës kundër enjtjes dhe dhimbjeve nuk vlejnë vetëm për gjirin.

Ato rekomandohen edhe për zona të tjera të trupit siç është këmba.

Nëse këmba juaj është prekur nga inflamacioni që shkakton dhimbje dhe enjtje atëherë duhet ta mbështillni me gjethe lakre të ngrohtë.

Në këtë rast zgjidhni lakër të kuqe e cila përmban substanca më të forta anti-inflamatore.

Udhëzimet:

Hiqeni gjethen e lakrës dhe këputini kërcellin e trashë.

Shtypeni pak gjethen për ta sheshuar dhe për të nxjerrë lëngjet natyrale të saj.

Më pas, gjethen e lakrës mbështilleni me letër kuzhine dhe ngroheni pak në mikrovalë ose furrë.

Pasi të jetë ngrohur, vendoseni gjethen e lakrës në zonën e lënduar dhe mbështilleni me një garzë të pastër.

Këmbën duhet ta mbani pakëz të ngritur.

Kompresa me gjethe lakre duhet mbajtur për një orë dhe duhet përsëritur dy ose tre herë brenda ditës./AgroWeb

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.