Degradimi i ambientit e dërgon në bankën e të akuzuarve Naser Korçën
Gjilan – Prokuroria Themelore e Gjilanit e ngarkon Naser Korçën për degradim të ambientit i cili në cilësinë e drejtorit të shërbimeve publike nuk ka ndërmarrë masa adekuate që të bëhet grumbullimi i mbeturinave dhe Pastrimi i qytetit me rrethinë dhe si pasoj e mos ndërmarrjes së masave adekuate nga i pandehuri Naser Korça, në qytet janë paraqitur grumbuj të mëdha të mbeturinave të pa bartura, me çka është ndotur dhe degraduar ambienti duke përfshirë ujin, ajrin dhe tokën dhe është paraqitur një rrezik permanent për njerëzit, botën bimore dhe shtazore në qytet dhe rrethinë.
Prokuroria Themelore e Gjilanit, departamenti i përgjithshëm ka ngritur aktakuzën kundër Naser Korçës, Gerhard Dummer dhe Senad Ramaj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “ndotja, degradimi apo shkatërrimi i mjedisit”.
Tashmë në Gjykatën Themelore të Gjilanit ka nisur edhe procesi gjyqësor, por ajo çka bie në sy në këtë aktakuzë është fakti se Lutfi Haziri i ka suspenduar pa asnjë hezitim mbi 20 zyrtar komunal, derisa për Naser Korçën nuk ka ndërmarrë masën e suspendimit.
Senad Ramaj në deklaratën e tij dhënë në polici ka thënë se “Eco – Higjiena” nga data 04.01.2017 deri më datën 12.01.2017 nuk i ka grumbulluar mbeturinat në qytetin e Gjilanit dhe rrethinë, duke u arsyetuar se punëtorët kanë hy në grevë dhe kanë bllokuar funksionimin e kësaj kompanie. Ramaj ka treguar se kanë bërë përpjekje për tejkalimin e kësaj situate, por pa ndonjë rezultat konkret. Ramaj ka treguar se punëtorët grevist me rastin e grevës kishin marrë edhe çelësat e automjeteve për transportin e mbeturinave dhe ka pohuar se nëse punëtorët i kthejnë çelësat për automjete, menjëherë do të fillohet me grumbullimin e mbeturinave.
Ndërkaq Nasëer Korça e ka fajësuar dhe bërë përgjegjës kompaninë “Mosser Group” që udhëhiqet nga Kristian Mosser.
Ndërkaq edhe këtë vit, gjegjësisht muaji korrik dhe gusht është përshkruar me degradim të ambientit. Prokuroria pritet të nis hetimet edhe për këtë pjesë të papërgjegjësisë institucionale dhe në veçanti të shërbimeve publike.
Ndryshe, mungesa e shërbimeve publike për qytetarët e Gjilanit ka qen pika më e dobët e qeverisjes së Lutfi Hazirit./rajonipress/


