Pse duhet qytetari i Artanës ta votojë Listën e VETËVENDOSJES! për Asamble Komunale në Artanë
Nga Kastriot Veliu – Si asnjëherë me parë banorët të Artanës e kanë pa se si janë të etur për (karrige), subjektet tjera politike. Secili nga këta Kandidat për Kryetar Komune nga radhët e Shqiptarëve është i vetëdijshëm se si është gjendja e Votuesve në Artanë karshi Serbëve,prandaj morën vendime të dalin me 4 Kandidatë për Kryetar Komune.
Subjektet si LDK, PDK, AKR dhe AAK porosinë e votuesit të Artanës që të jenë me një Kandidat të Përbashkët e gjuajtën në humnerë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! në Artanë ju bënë me dije banorëve të Artanës që ta votojnë Listën e VETËVENDOSJES! për Asamble Komunale në Artanë sepse në këtë Listë jam i bindur se do të jetë listë me njerëz të ndershëm e të moralshëm, të drejtë e idealista.


