KF “Dardana” në kampionatin e ri kërkon Ligën e parë futbollistike
Gjilan – Qyteti i Dardanës krenohet me KF Dardana me vite të tëra, nga ky klub futbollistik kanë dalur shumë emra të futbollit të cilët kanë bërë karrierë futbollistike në shumë klube të Kosovës e më gjerë.
Në kampionatin e kaluar KF Dardana kishte fjalën kryesore së bashku me Bashkimin e Koretinit në Ligën e Dytë, por në momentet vendimtare dështuan duke e humbur rastin ideal që të inkuadrohen në Ligën e Parë futbollistike.
Këtë dështim strukturat udhëheqëse të klubit të Dardanës nuk duan ta përsërisin në këtë kampionat, ata janë mobilizuar si asnjëherë më parë.
“Në kampionatin e kaluar në momentet vendimtare dështuam dhe për këtë jemi shumë të zhgënjyer si kryesia njëashtu edhe futbollistët e klubit, por kjo nuk do të ndodhë më ne jemi mobilizuar si asnjëherë më parë për tu inkuadruar në Ligën e Parë futbollistike të Kosovës, këtë e meriton qyteti i Dardanës dhe këta futbollist që mbrojnë ngjyrat e klubit”, ka theksuar sekretari i klubit të Dardanës, Agim Kastrati.
Një mobilizim i tillë është vërejtur menjëherë si në stafin menagjues njëashtu edhe tek fondi futbollistik i klubit.
“Ne kemi filluar përgatitjet në mënyrën më cilësore të mundur nën drejtimin e dy trajnerëve Rasim Rahimi dhe Enver Sërmaxhaj, të cilët jemi të kënaqur me punën e tyre, skuadrës ju kanë bashkangjitur edhe disa talent të rinjë të cilat do të jenë befasia më e këndshme, këtë mobilizim do ta shfaqim që nga java e parë e Ligës së dytë futbollistike”, thekson Kastrati.
Serioziteti i cili mbretëron në klub dhe projektin të cilin e ka KF Dardana, ju ka mundësuar se tani vetëm kanë filluar punimet në stadiumin “Agush Isufi”.
“Po rregullohet infrastruktura dhe shumë shpejt do të jemi me stadium të renovuar, kjo infrastrukturë e re për klubin tonë do të jetë edhe një shtytje edhe më e madhe për suksese të reja, ndërsa me një marrëveshje të cilën e kemi bërë gjerë në rregullimin e stadiumit ndeshjet do ti zhvillojmë në fshatin Koretin”, shprehet Kastrati.
“Bardh e kaltërtit” e Dardanës me stafin të cilin e ka brenda në klub me fondin e futbollistëve dhe me tifozët e flakët “Dardanët”, me të drejt meriton Ligën e Parë futbollistike të Kosovës./sylejman ismajli/rajonipress/


