Shqiptarët të parët në listën për dëbim nga Gjermania
Vetëm në pjesën e parë të këtij viti nga Gjermania janë dëbuar 12 mijë 545 persona nga vende të ndryshme që iu është refuzuar azili.
Ndërsa në vendin e parë është Shqipëria me 2085 perona të dëbuar, dhe Kosova është e dyta me 1635 persona të dëbuar që iu është refuzuar azili, transmeton Indeksonline.
Sipas Deutchewelle, krahasuar me vitin e kaluar këtë vite ka rënë shkalla e deportimeve të personave që kanë qëndruar ilegalisht në Gjermani./Indeksonline/


