UBT

Kujdes nga këta fruta dhe perime; përmbajnë një sasi të lartë të pesticideve

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Në mesin e luleshtrydheve dhe spinaqit, të cilat janë listuar si një nga produktet me sasi më të lartë të pesticideve kohëve të fundit është shtuar edhe lakra e gjelbër.

Luleshtrydhet kryesojnë listën e vitit 2019 për sasinë e lartë të pesticideve. Edhe pse ato pastrohen, testet e bëra kanë vërtetuar, që janë një nga frutat më të kontaminuara me 23 lloje të pesticideve, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express

Lakra jeshile, një nga perimet më të përdorura në botë, gjithashtu hyn në listën e 12 frutave dhe perimeve më të kontaminuara sipas një grupi punues të mjedisit. Që nga viti 2004 një organizatë e mjedisit ka listuar llojet e pesticideve, që janë të përhapura në fruta dhe perime. Pesticidet janë disa substanca kimikale, që vrasin insektet dhe bimët e dëmshme.

ARKATANA

Në këto hulumtime janë testuar 47 fruta dhe perime me qëllim të zbulimit të llojeve të pesticideve që ato i përmbajnë dhe informimit të njerëzve për frutat dhe perimet që përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut.

Si ndikojnë pesticidet në shëndetin e njeriut?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, përderisa pesticidet përdoren për të mbrojtur frutat dhe perimet ato kanë një ndikim negativ edhe tek njerëzit, që i konsumojnë ato. Konsumimi i këtyre prodhimeve që përmbajnë sasi të lartë të pesticideve, përbën një rrezik për kancerin, fertilitetin dhe probleme të tjera të shëndetit. Disa nga produktet më të kontaminuara sipas një studimi të vitit 2019 janë: luleshtrydhet, spinaqi, lakra jeshile, nektarina, molla, rrushi, pjeshka, qershia, dardha, domatja dhe patatja. / Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.