Biqkaj: Dëshirojë të jem pjesë aktive e ndryshimeve të mëdha nën qeverisjen e re të Shaip Surdullit
Kamenicë – Jeton Biqkaj ndodhet në listën e kandidatëve për këshilltar komunal nga radhët e LDK-së në Kamenicë. Kam shumë arsye që jam kandiduar sepse dëshirojë të jem pjesë aktive e ndryshimeve të mëdha që do të ndodhin në qeverisjen e re të Shaip Surdullit ka thënë ai.
Jeton Biqkaj do ta sprovojë vetën për të qenë pjesë e Asamblesë Komunale në Kamenicë siç ka thënë ai nën udhëheqjen e Shaip Surdullit.
“LDK në Kamenicë është e organizuar mirë dhe është e përgatitur për fitoren e radhës. “Të nderuar miq, dega e LDK-së sot aprovoi listën e kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit 2017. Në kuadër të kësaj liste jam i nominuar edhe unë si kandidat për delegat të Kuvendit Komunal të Kamenicës. Andaj pres mbështetjen tuaj për LDK-në, kandidatin për kryetar z. Shaip Surdulli, për mua dhe kolegët në kuadër të listës fituese të LDK-së! Na priftë e mbara” ka shkruar Biqkaj./rajonipress/


