Fundamenti

Qyteti im

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Poezi nga Arben Kurteshi

Era e lule blirit
Përhapet ditëve të verës
Nëpër rrugë të gjata
Gjer te pragu i derës.

Mbushur trotuaret
Përplot me rini
Në mes parku i gjelbërt
Oh, sa bukuri.

Mobi Casa

Mbledhë qyteti verës
Sa shumë mërgimtarë
Përqafojnë familjen
Kohë të gjatë s`janë parë.

Shushurima të shtunave
Gjallëri n’pazarë
Ka mbsheftësi qyteti
Sa ka qytetarë.

Arben Kurteshi