Matoshi: Në AKR do të ketë hapësirë të mjaftueshme për të rinjtë dhe të rejat
Kamenicë – Fatmir Matoshi duke zyrtarizuar kandidaten për këshilltare komunale Enita Berishën ka thënë se fuqizimi i rinisë ndodh vetëm duke ju dhënë atyre përgjegjësi dhe hapësirë të mjaftueshme për veprim.
Enita Berisha është kandidate e radhës e AKR-së për asamblenë komunale të Kamenicës.
Famir Matoshi kryetar i degës së AKR-së në Kamenicë ka thënë se të rinjtë dhe të rejat e në veçanti kuadrot e shkolluara do të kenë hapësirë të mjaftueshme për veprim. “AKR i ka dyert e hapura për të gjitha grupmoshat dhe neve na gëzon fakti që për çdo ditë kemi aderime cilësore” ka shtuar Matoshi.
“Urime kandidaturën për Asamblenë Komunale zonjushës Enita Berisha nga Nëndega e Lagjes “Malësia”, ka thënë në fund Fatmir Matoshi./rajonipress/


