Surdulli: Lista e LDK-së është listë fituese, me njerëz të mirë
Kamenicë – Lista e LDK-së është listë fituese, me njerëz të mirë, profesionist, me një brez të ri që garanton një qeverisje të drejt demokratike dhe zhvillimin e komunës sonë ka thënë Shaip Surdulli kandidat për kryetar në komunën e Kamenicës.
Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Kamenicë në një mbledhje të zgjeruar me Kryesi dhe Kryetar të Nëndegëve aprovoi propozimet e kandidatëve për delegat të marra nga nëndegët të LDK-së. Lista e LDK-së është listë fituese, me njerëz të mirë, profesionist, me një brez të ri që garanton një qeverisje të drejt demokratike dhe zhvillimin e komunës sonë thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/


