Hoxha që hapi shkollën e parë në Luginën e Preshevës në vitet e 30-ta: Mulla Ahmet Bektashi
Nga Demir Krasniqi
Mulla Ahmet Bektashi me ndjenja të zgjuara,
Nga fshati Nesalcë, afër Bujanoci dhe mbarë trevës –
Është njëri ndër personalitetet më të shquara,
Ndër të gjitha fshatrat e Luginës së Preshevës !
Mulla Ahmet Bektashi ishte vizionarë –
Këtij rajoni i dha dritën e diturisë në sy !
Ishte një ndër hoxhët më përparimtarë –
Hapi shkollën e parë , n’ vitin 1932 !
Në këtë shkollë kanë ndjekur mësimin ,
Të rinjtë shqiptarë që ishin bindë –
Për ta zhdukë analfabetizmin ,
N’ fshatrat e Bujanocit qind për qind !
Nga kjo shkollë del prej selametit ,
Mësuesi i parë shqiptarë nga ky rajon –
Mësues Ali Bektashi – djali i Hoxhë Ahmetit ,
Që çdo brez të ri , ai do ta gëzon !
Në këtë rast do t’ hapet shkolla e parë shqipe –
Në fshat të Nesalcës , që aq shumë e dashti !
Kjo shkollë do të jetë me shije buke e kripe –
Edhe sot e mbanë emrin Ali Bektashi !
Si rezultat i punës prej kësaj shkollës ,
Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore –
Nga Nesalca dolën numër mendjehollësh ,
Akademikë t’ fushave të ndryshme shoqërore !…
Kudo qoftë zhvilluan aktivitetet e tyre ,
Në shumë profesione edhe fusha mbarë –
Në Prishtinë e Shkup me punë shëmbëlltyre
Dhe rajone tjera t’ banuara me shqiptarë !…
Nga fshati i vogël dhe shkolla e Nesalcës ,
Edhe sot , ne kemi personalitete t’ shquara –
N’ fushë t’ ekonomisë , politikës , shkencës ,
Artit dhe kulturës – figura të zgjuara ! …
Nxënësit e Konçulit , Vërbanit dhe këtij rrethi –
Kishin hapur shkolla n’ vendbanime nderi !
Pjesë e shkollës që e hapi Mulla Ahmeti –
Ishte gjyshi i tij – Mulla Xhemail Ymeri !
Ai , më pas me zemër ishte angazhuar –
Që të punojë ndershëm n’ medresenë e Preshevës !
Dhe më pastaj pa përtesë ka ligjëruar –
Nëpër shumë xhamia t’ fshatrave të kësaj trevës !…
Mulla Ahmet Bektashi – personalitet i shquar ,
Hodhi farë të diturisë n’ Preshevë dhe mbarë vatrave –
N’ kohërat kur ca hoxhallarë , shkollimin kanë proklamuar ,
Si diçka të dëmshme që u takon vetëm sllavëve !…
Gjilan , më 03.03.2019.
Demir Krasniqi

