United Hospital

Edhe gratë dhe komunitetet bëhen pjesë e planifikimit buxhetor

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Edhe gratë, rinia dhe komunitetet kanë marrë pjesë në dëgjimet publike për buxhetin 2018, të cilat po i organizon Komiteti për Politikë dhe Financa, për t`iu dhënë mundësinë qytetarëve dhe grupeve tjera të interesit që t`i paraqesin kërkesat e veta për investime.

Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se këto takime kanë për qëllim krijimin e kushteve për pjesëmarrje në procesin e hartimit të buxhetit të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe grupet e ndryshme interesit, siç janë gratë, rinia dhe të tjerë.

“Ne po ju japim mundësinë qytetarëve që t`i paraqesin nevojat e tyre dhe pastaj ato t`i përfshijmë në listën e projekteve kapitale për vitin 2018, për t`i realizuar si prioritete brenda mundësive buxhetore që ka Komuna”, ka thënë Kurteshi-Emini.

Duke nënvizuar rëndësinë e dëgjimeve publike, për më tepër ajo ka thënë se të gjitha prioritetet për investime, do të caktohen në bashkëpunim me qytetarët dhe i ka inkurajuar, si gratë, ashtu edhe komunitetet që të thonë fjalën e tyre.

Hollësi për buxhetin 2018 ka dhënë Zijadin Maliqi, përfaqësues i Drejtorisë për Financa, i cili i ka njoftuar qytetarët se investimet si pjesë e rëndësishme e buxhetit, sigurohen nga të hyrat vetanake si dhe grantet e qeverisë.

ARKATANA

Ai ka rikujtuar pjesëmarrësit në këto dëgjime se kërkesat e tyre mund t`i dërgojnë edhe me shkrim gjatë ditëve të ardhshme dhe ka premtuar se të gjitha ato do të diskutohen me drejtoritë përkatëse, për t`i futur në listën e projekteve.

Gratë kanë kërkuar planifikim të drejtë buxhetor në aspektin gjinor, mbështetje të grave në viset rurale, pastaj subvencionim të Qendrës së Gruas dhe Fëmijës “Liria”, të organizatave rinore dhe të tjera.

Ndërkaq, komunitetet, varësisht prej lokaliteteve ku jetojnë, kanë thënë se kanë nevojë për ndriçim më të mirë publik në disa rrugë të qytetit, për pastrimin e mbeturinave në rrugën “Abdullah Presheva” dhe të shtëpive gjysmë të rrënuara, të cilat paraqesin rrezik për fëmijë dhe kalimtarë. Si nevoja tjera janë përmendur ujësjellësit, kanalizimet, ndërtimi i urës në fshatin Dobërçan, rregullimi i trotuarit në disa pjesë të këtij fshati, asfaltimi i dy rrugëve, rregullimi i shtratit të lumit dhe të tjera.

Përndryshe, cikli i dëgjimeve publike vazhdon deri më 23 gusht, kur përmbyllet me tubimin qendror, i cili do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës, për t`iu dhënë edhe njëherë mundësinë të gjithë qytetarëve të komunës së Gjilanit që t`i japin kërkesat, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre për buxhetin e vitit 2018./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.