Matoshi: Po fuqizohemi e po rritemi çdo ditë e më shumë
Kamenicë – Kryetari i AKR-së në Kamenicë Fatmir Matoshi thotë se çdo ditë ka aderime të reja në këtë subjekt politik. Qëndrimi parimor i zotit Pacolli dhe qasja konstruktive e programore e AKR-së po ndikojnë që kuadrot e reja e të dëshmuara të aderojnë tek ne tha Matoshi.
Fatmir Matoshi është i kënaqur me aderimet e reja dhe të shumta që po ndodhin ditëve të fundit në degën e AKR-së në Kamenicë. “Ne po rritemi e po fuqizohemi çdo ditë e më shumë. AKR në Kamenicë do të jetë arrë e fort sepse jemi dëshmuar si subjekt serioz dhe me kuadro të afta” tha Matoshi.
Matoshi tha se AKR është e përgatitur maksimalisht për zgjedhjet e 22 tetorit. Së fundit në AKR ka aderuar Lirije Cakolli- Hyseni. “Dega e AKR-së në Kamenicë, i uron mirëseardhje kandidates për Asamblenë Komunale, zonjës Lirie Cakolli – Hyseni, duke i ofruar bashkëpunim të plotë dhe duke i uruar suksese e fitore në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Zonja Lirie Cakolli – Hyseni ka studiuar për Ekonomi – banka, financa dhe kontabilitet, ndërsa ky është angazhimi i saj i parë politik” ka shkuar Matoshi derisa ka bërë prezantimin e saj./rajonipress/


