FIDANISHTJA

Tjetër sukses për Rashicën, përfshihet në formacionin e javës në Holandë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Milot Rashica e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri me Vitessen.

Pasi shkëlqeu në fundjavën që lamë pas me fanellën e Viteses në fitoren 4-1, Rashica ka marrë një vlerësim të madh.

Verdhezinjtë triumfuan 4-1 ndaj NAC Breda, ndërsa Rashica asistoi një herë dhe shënoi një gol të bukur.

Fundamenti

Kjo ka bërë që ai të përfshihet në formacionin më të mirë të javës së parë në kampionatin holandez.

Ndeshja e parë ishte e suksesshme për yllin e Kosovës, që shpresojmë të vazhdoj me këtë ritëm edhe në ndeshjet e radhës. /Telegrafi/