Shpresa Kurteshi takon gratë asambleiste të Gjilanit
Gjilan – Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ka mbajtur një takim të përbashkët me gratë asambleiste. Në këtë takim kanë marrë pjesë dhe Kryesuesja e Komitetit për Barazi Gjinore znj. Gjylshene Berisha, Zyrtarja për Barazi Gjinore znj.Linda Salihu dhe znj. Sadete Tërnave nga OSBE, të cilat kanë shprehur vullnet për të ecur bashkë drejt realizimit të qëllimeve të përbashkëta, dhe realizimin e aktiviteteve të shumta të cilat do t’i shërbejnë shoqërisë në përgjithësi, e në veçanti femrës.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë zgjedhja e kryesueses se Grupit të Grave të Komunës së Gjilanit, harmonizimi i qëndrimeve dhe ideve për aktivitetet e këtij grupi. Kryesuese e këtij grupi është zgjedhur znj. Shpresa Hajdari dhe zv.kryesuese Krenare Latifi.
Asambleistet e Kuvendit Komunal, të gjitha kanë mirëpritur riorganizimin e GGKGJ, dhe kanë shpreh vullnet të angazhohen dhe të punojnë për interesat e grave në Komunën e Gjilanit.
Gjithashtu, Shpresa Kurteshi ka ftuar të pranishmet që të japin kontributin e tyre në takimin e Komitetit për Politike dhe Financa, Drejtorisë për Buxhet dhe Financa me grupet e interesit, me gratë dhe rininë, në kuadër të Dëgjimit publik për planifikimin e buxhetit për vitin 2018, që do të mbahet me datën 18.08.2017 ora 15:00, në Sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit./rajonipress/


