Uji Dea

Gajur Deralla nga Tetova

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

N’ histori janë raste t’ rralla –
Që lindin Gajur Deralla !
Falë këtij trimi që dha Iliria –
Bota sot na quan Albania !

Mbahet mend në këtë teren ,
Njësiti ushtarak “Luboten”,
I Gajur Derallës nga Tetova –
Për kujtim këtë këngë ia këndova !

Një foto kur e shikova –
Për këtë këngë, unë, u frymëzova !
N’ këtë foto pashë luftëtarë –
T’ armatosur me pushkë , shqiptarë !

Përveç uniformës ushtarake ,
Edhe pushkëve luftarake ,
Përmbi kokë çdo ushtarë –
Kishte vendosë plis të bardhë !

ARKATANA

Mësohet se Gajur Deralla ,
Trimi i Shqipërisë lindore –
Ka udhëhequr njësi t’ gjalla ,
Gjatë Luftës së Dytë Botërore !…

Për luftë n’ Shqipërinë lindore ,
Historianët mirë kanë shkrua –
Batalioni “Luboteni” me armë për dore ,
Heroikisht e ka çlirua !

Qendër e Shqipërisë lindore –
Kishte qenë atëherë Tetova !
Këtë këngë ma donë zemra prore –
Për kujtim ua këndova !

Gjilan , më 24.02.2019.
Demir Krasniqi