Mehmet Zylfiu, kryetar i të Rinjëve të Gjilanit
Gjilan – Kryetari i sapozgjedhur ka marr besimin e vlerësimin nga anëtaret e tjerë, me traditë të mirë të krijuar nga përfaqësimi i të rinjëve ku ishte edhe shembull ideal si Kryetar i Parlamentit Studentor në UKZ. Vendimi i sotëm përforcon shumë më tepër këtë përcaktim.
Të nderuar Gjilanas,
Sot pas zgjedhjeve te rregullta në Kuvendin e VI për Udhëheqës të KVRL-së kryetar u zgjodh z.Mehmet Zylfiu me bazë deleguese nga Rinia Studentore duke marrë 18 vota pro nga 22 që ishin.
Kryetari i sapozgjedhur ka marr besimin e vlerësimin nga anëtaret e tjerë, me traditë të mirë të krijuar nga përfaqësimi i të rinjëve ku ishte edhe shembull ideal si Kryetar i Parlamentit Studentor në UKZ. Vendimi i sotëm përforcon shumë më tepër këtë përcaktim
Ky është postimi i tij i plotë
Të dashur të rinjë të Qytetit tim!
Sot mora besimin nga anëtarët e KVRL-së që të përfaqësoj të rinjët e qytetit tim.
Ndjenjë respekti privilegji e përgjegjësie të jem përfaqësues i të rinjëve gjilanas.
Falënderoj anëtarët e KVRL- së për besimin e dhënë, falënderoj përzemërsisht punën e palodhshme dhe shumë efektive të Kryetares dhe strukturave udhëheqëse së deri tanishme që me mund e shumë përkushtim e ka përmbushur me shumë sukses misionin e saj andaj, unë sot marr zotimin se do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe do të jemi orientuar drejtë përmbushjes së interesave të të rinjve të Gjilanit.
Do mundohem që në vazhdimësi të punoj për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve të rinjë të Gjilanit, duke i qëndruar besnik misionit për organizimin e aktiviteteve frytdhënëse dhe për krijimin e hapësirave për të rinjtë e Gjilanit që të kenë mundësi veprimi.
Këtij misioni, unë ju bëj thirrje të vazhdojmë t’i qëndrojmë besnik dhe të mos ndalemi deri në atë moment kur i arrijmë qëllimet tona.
Rinia për Rininë
I juaji,
Mehmeti


