LVV: Pse nuk u arrit marrëveshja për kandidat konsensual në Artanë?
Gjilan – Abdyl Gashi nga LVV dega në Artanë thotë se duke përfillur kërkesën e qytetarëve të sinqertë, që subjektet politike në Artanë të krijojnë një konsensus të përbashkët për të dalur me një kandidat për kryetar të Artanës, ne kishim filluar takimet me subjektet politike para një viti, duke mbajtur mbi gjashte (6) takime…Fatkeqësisht nga ajo që u pa nga takimi i fundit me përfaqësuesit e partive të tjera del se ata nuk janë të gatshëm që të pranojnë një kandidat konsensual (përbashkët), me çka shkelin apo përmbysin mundin e një përpjekjeje një vjeçare për një bashkim të forcave në të mirë të komunës sonë.
Qëndrimi i Lëvizjes së Vetëvendosjes nga takimi i parë deri te ky i fundit ka qen në linje me kërkesën e qytetarëve për një kandidat të përbashkët, nga cila parti qoftë ai apo ajo, apo edhe nga shoqëria civile, vetëm e vetëm të arrihej pajtueshmëri e plotë nga të gjitha subjektet politike shqiptare. Por kjo nuk po ndodhë. Dhe pse nuk po ndodhë është lehtë për ta kuptuar.
Thjeshtë për shkak të interesave të ngushta individuale, grupore, klanore e të tjera, duke mos pasur parasysh interesin e vendit e të qytetarëve. Kështu ata kanë vendosur të dalin me kandidat të vet, secila parti, edhe pse ata janë të vetëdijshëm që nuk mundë të fitojnë të ndarë për ballë “Listës Serbe”.
Lëvizja Vetëvendosje do të garoj në këto zgjedhje lokale si e vetme në listën për ansamble komunale. Në atë listë do të jenë persona të dëshmuar profesionalisht, kombëtarishte e moralisht, të cilët do ta mbrojnë interesin e qytetarëve të Artanës si dhe do të veprojnë sipas Statutit të Lëvizjes duke mos pranuar projekte të dëmshme në dem të vendit.
Ne do të jemi zë i fuqishëm i qytetarëve brenda asamblesë komunale në Artanë. “Ne ua bëjmë me dije krerëve të partive politike në Artanë se për asnjë moment nuk do të mund t`i ikin përgjegjësisë për dështimet në të ardhmen, sepse me vetëdije të plotë po e qesin interesin e tyre të ngushtë në rend të parë para interesit të gjerë e të përbashkët për vendin e për qytetarët” tha Gashi./rajonipress/


