Edhe Rogana kërkon investime në infrastrukturë
Kamenicë – Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Grupin e Grave filluan me mbajtjen e dëgjimeve publike nëpër lokalitete për planifikimin e buxhetit për vitet 2018-2020.
U mbajt dëgjimi publik në fshatin Roganë, me ç‘rast morëm pjesë disa banorë, ata paraqitën opinionet dhe kërkesat e tyre.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Shejnaze Masurica prezantoi para banorëve të këtij fshati buxhetin e planifikuar për vitet 2018-2020 dhe nga ta kërkoi që të paraqesin kërkesat që kanë më shumë nevojë banorët e fshatit Roganë, duke u premtuar se ato kërkesa me prioritet më të madh do të mirën parasysh.
Si prioritete primar banorët e fshatit Roganë i paraqiten: Rregullimin e shtratit të lumit, Ujësjellësin, Ndriçimin publik, Renovimin e Shtëpisë së Kulturës, Ndërtimi i një çerdheje, Asfaltimin e rrugës prej shkollës deri në fshatin Novosellë, si dhe nuk munguan falënderimet drejtuar komunës./rajonipress/


