Bajrush Ymeri tregon arsyet pse duhet të votohet për kryetar komune në Artanë
Gjilan – Gjatë mandateve të mia si kryetar i komunës kam arritur rezultate shumë pozitive në realizimin e shumë projekteve kapitale që sot janë në të mirë të qytetarëve tanë. Kemi punuar shumë në përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve tanë kudo që gjenden ata. Kemi krijuar një administratë efikase që vazhdimisht ka qenë në shërbim të qytetarëve tanë ka thënë Bajrush Ymeri kandidat për kryetar të komunës në Artanë.
Bajrush Ymeri ka një performancë tejet pozitive nga puna e tij e mëhershme që ka ushtruar si kryetar komune dhe thotë se nisur nga përvoja e mirë dhe mbështetja e madhe që i vije nga qytetarët kanë ndikuar që ai të kandidojë për të parin e Artanës.
Ymeri tha për rajonipress se kryesia e LDK-së ka shqyrtuar propozimin e degës së LDK-së në Artanë rreth kandidimit tim për Kryetar Komune për zgjedhjet e 22 tetorit 2017 dhe para disa ditëve edhe u zyrtarizua kandidatura ime.
Në situatën në të cilën gjendemi ka pas shumë nevojë që të gjendet një kandidat konsensual për kryetar komune, por fatkeqësisht edhe pas shumë takimeve që kemi mbajt me subjektet politike shqiptare nuk kemi arritë të gjejmë koncensus për këtë çështje.
Duke e pas parasysh që kam udhëheqë këtë komunë për dy mandate si kryetar edhe një mandat si nënkryetar si dhe rezultatit shumë pozitiv në zgjedhjet parlamentare, kryesia e degës e ka pa të arsyeshme të më kandidojë për garën e të parit të komunës së Artanës.
Gjatë mandateve të mia si kryetar i komunës kam arrit rezultate shumë pozitive në realizimin e shumë projekteve kapitale që sot janë në të mirë të qytetarëve tanë. Kemi punuar shumë në përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve tanë kudo që gjenden ata. Kemi krijuar një administratë efikase që vazhdimisht ka qenë në shërbim të qytetarëve tanë.
Kemi krijuar traditë dhe kulturë pune që ka qenë shembull për të mirë. E di që gjatë këtij mandati si nënkryetar nuk kemi pas shumë mundësi për t`i ndihmuar qytetarët tanë ku kanë pas nevojë, por e di qe më kanë mirëkuptuar sepse e dinë mirë situatën në të cilën kemi qenë. Ka shumë arsye që më kanë shty që të pranojë kandidaturën time për kryetar komune, por unë po i përmendi vetëm disa:
Kam përvojë shumë vjeçare në udhëheqje dhe mendojë që këtë detyrë ashtu siç e kam kryer me nderë do ta kryejë edhe tani.
Për ta zhvilluar komunën me idetë dhe projektet tona.
Për të nisë zhvillimin ekonomik të komunës në tri shtyllat kryesore: Bujqësi, turizëm dhe miniera.
Për të krijuar kushte dhe arsye për qytetarët tanë që të vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë në trevat e veta.
Për të përfunduar punët që na kanë mbet në gjysmë në fushën e infrastrukturës në disa fshatra siç janë: Pasjak, Kuvcë, Kosaq, Makreshi i Uët, Dragancë, Tullarë, Lagja e re në Llabjan, Brus si dhe disa lagje tjera ende presin për t`i përfunduar disa projekte kapitale siç janë: asfaltimi i rrugëve, ujësjellës, ndriçim publik, kanalizime etj. Për t`i realizuar të gjitha këto na nevojitet mbështetja e qytetarëve tanë andaj me këtë rast ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që të kenë besim të plotë në mua. Të më përkrahin mua për Kryetar ashtu siç më kanë përkrahë gjithmonë gjatë gjithë këtyre zgjedhjeve si dhe të përkrahni listën e LDK-së me kandidatët më të mirë ka thënë Bajrush Ymeri./rajonipress/


