Banorët e fshatit Gumnishtë të zhgënjyer nga pushteti komunal
Gjilan – Kështu banorët nga fshati Gumnishtë janë zhgënjyer nga kjo qeverisje e cila ia mori votën për plotësim të premtimeve, por nuk u arrit as që po mendojnë banorët që realizohen nga kjo qeverisje e dështuar ka thënë Sefer Sabiti.
Të gjitha intrigat e tij që t`i ndërton disa shtëpi në fshatin Gumnishtë ishin veç intrigat dhe gënjeshtra për t`i bindur fshatarët të cilët kanë qenë në listë të ndërtimit të shtëpive të tyre edhe gjatë 2003 kur u ndan në aso kohe 3 milion nga qeveria ku për termet u shpenzuan veten 1.3 milion, pjesën tjetër nuk dihet ku e qoj, ky njeri i ishte në krye të Gjilanit në atë kohë ishin dëmtuar nga tërmeti shtëpitë e fshatarëve në kategorinë 4B për rrenim dhe ndërtim prej themelit,mirëpo jo që nuk hyrën në rend për të ndërtuar, por u diskriminuan ku prej 24 shtëpive në Gumnishtë përfituan vetëm 7 shtëpi kurse në kategorinë A 3 për rindërtim kanë qenë 56 shtëpi të cilat nuk kanë përfituar asgjë. E tash këta banorë me gjendje të vështir ekonomike i mashtroj dhe i gënjej që nëse me votoni do të ia ndërtoj shtëpitë.
Kështu banorët nga fshati Gumnishtë janë zhgënjyer nga kjo qeverisje e cila ia mori votën për plotësim të premtimeve, por nuk u arrit as që po mendojnë banorët që realizohen nga kjo qeverisje e dështuar ka thënë Sefer Sabiti.
Banorët nga Gumnishta, Mustafë Salihu, Rexhep Popovci, Avdi Demiri, Avdil Abazi, Kosum Kqiku, Islam Kqiku, Avdi Kqiku, Rexhep Kqikum, Sabit Sabiti etj u shprehen shumë të indinjuar për mos ndërtimin e shtëpive të tyre të cilët thanë që edhe 2003 kanë qenë në listë, por nuk e dhanë materialin sepse ne atë kohë në vlere të hollave u shpërndahej material ndërtimor.
Sipas aktivistit Sefer Sabitit ka projekte që kanë mbetur në gjysmë si ndriçimi i fshatit i cili është bërë anashkalim në bazë të votuesve, Rruga kah Liqeni ka filluar në vitin 2015 e mbetur në zhavor e cila ka qenë në projekt për asfaltim, mos ndërtimi i urës te liqeni i Livoqit e cila ka filluar se fundi ku jemi të shqetësuar se ka me mbet si rruga në gjysmë, pastaj mos fillimi i projekteve si ndërtimi i shkollës së re ( sa i përket shkollës ka filluar një renovim i cili nuk ka nevojë të renovohet sepse shkolla është në kategorinë 4 B e dëmtuar nga tërmeti dhe shkolla duhet të rrënohet dhe të ndërtohet shkollë e re, (si rregullimi i toaleteve, lyrja e mureve në pjesën e jashtme ), sa për t`i zhvatur mjetet kinse kam investuar në fshatin Gumnishtë, ku si pas një banori i cili e punon këtë punë me dritare ka treguar se janë dritare prej materialit më të dobët ), rruga në lagjen e kodralive, rruga ka lagja e Braushve, rruga kah Hasan Mustafa të cilat kanë qenë si rrugë të rendit të dytë etj të gjitha këto kanë qenë premtime që nuk kanë filluar kurrë.
Me disa renovime që i përmendëm më lartë mendon Lutfi Haziri që mundet me i mashtruar banorët që të ia merr votën edhe për këtë mandat ka shkruar Sefer Sabiti në njoftimin dërguar medieve./rajonipress/


