United Hospital

LVV: Luta flet për punë të mëdha, e mbeturinat mbulojnë qytetin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kryetari i Gjilanit në largim Lutfi Haziri si duket është zgjuar nga gjumi. Më 11 qershor me gjasë e kuptoi se ka 3 vite e gjysmë që është kryetar i një komune, dhe për çudi nuk ka bërë asgjë.

Kur pa se nuk e ka mbështetjen e qytetarëve, nga “shuplaka” që i’a dha qytetari në Zgjedhjet Nacionale, ai ka përvjelur mëngët, po shkelë me këmbë në tokë dhe ka filluar të kuptoj se për këto vite Gjilani nuk ka ndryshuar asgjë. Në përpjekje e sipër për të folur e premtuar për punë të mëdha, investime milionëshe e çka jo tjetër se, duke tentuar të ndikoj në ndaljen e frymës së ndryshimit, Luta ka harruar se Gjilani t’paktën meriton të jetë i pastërt. Gjilani meriton t’paktën mos t’a mbulojnë mbeturinat.

Mobi Casa

Dallaveret në EcoHigjiena të filluara nga qeverisja e kaluar, nuk patën fatin të ndalen nga qeverisja e Lutës. Luta me qeverisjen e tij, jo që nuk arriti të zgjidhë problemet në këtë kompani, por vetëm sa e thelloi gjendjen. E natyrisht, faturën gjithmonë për këto dështime duhet t’a paguaj qytetari i Gjilanit që përveç se nuk ka hapësirë të lirë të ecë nga mbeturinat rrezikon shëndetin nga sëmundjet e ndryshme nga bartja e bakterieve në këto ditë të nxehta vere.

Shumë keq që qytetari i Gjilanit është i detyruar t’a ketë një qeverisje të tillë deri më 22 tetor, atëherë kur punët e hajrit do të fillojnë. Jo si këto “punët e hajrit” të Lutës thuhet në reagimin e LVV dega në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.