Hidromorava

Gjilani nënshkruan memorandum bashkëpunimi për hartat zonale dhe planifikimin hapësinor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me organizatën gjermane GIZ, me të cilën Gjilani përfiton në fushën e planifikimit, konkretisht në planin zhvillimor komunal dhe krijimin e hartave zonale.

“Marrëveshja e bashkëpunimit me GIZ-in, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndikon në krijimin e databazës dhe zgjerimin e saj me informacione shtesë në dobi të zhvillimit të qytetit dhe një lehtësi për shërbime më të mira për qytetarët e Komunës së Gjilanit. Është fat që kemi këtë mbështetje, sepse do të bëhen më të lehta shumë procedura gjatë të ardhmes së afërt, në sektorin e urbanizmit, në planifikim, në databazë që efekti i saj shihet më pas në të hyrat dhe në eliminim të burokracisë ligjore për një leje ndërtimore. Kjo është reformë në planifikimin hapësinor të Gjilanit”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka falënderuar organizatën qeveritare GIZ-in për të gjitha investimet që janë duke i bërë në Gjilan, e posaçërisht për këtë program i cili fokusohet në planin e zhvillimit komunal, krijimin e hartave zonale dhe planifikim të hollësishëm urbanistik, që njëkohësisht krijohen mundësi më të mira për ruajtjen e planifikimit dhe zbatim më të lehtë të ligjit.

Mobi Casa

Kurse Shkqlqim Daci, përfaqësues i GIZ-it, ka thënë se kjo marrëveshje është në funksion të fuqizimit të planifikimit hapësinor dhe menaxhimit të tokës.

“Ne Komunën e Gjilanit do ta ndihmojmë në procesin e planifikimit hapësinorë, në krijimin e databazës hapësinore dhe hartimi i hartës zonale komunale. Gjithashtu në sektorin e urbanizmit do të punojmë edhe për ngritje të kapaciteteve, zgjerimin e sistemit GIS, dhe trajnime për menaxhimin urban”, ka thënë mes tjerash Daci.

Nga ana e saj Suzana Goranci, përfaqësuese e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka thënë se qeveria e Kosovës është duke implementuar ligjin që parasheh të gjithë këta hapa që Gjilani përmes GIZ-it do t`i realizoj. Ajo më tej ka bërë të ditur se kjo është obligim ligjor që duhet sa më parë të kryhet në gjithë Republikën e Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.