Hidromorava

Gjilani në prag të falimentimit ambiental

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nëse vazhdon kjo gjendje e degradimit ambiental, atëherë Gjilani po shndërrohet në një qytet gërmadhë ku dominojnë mbeturinat dhe papastërtia. Në rrjetet sociale dhe nëpër portalet jashtë Kosovës kanë filluar talljet me gjendjen e krijuar në “Gjilanin Evropian”. Çfarë thonë mërgimtarët.

“Nuk e kemi merituar këtë përbuzje dhe nuk e kemi merituar këtë trajtim kaq të keq dhe kaq të egër”. Kështu shprehet mërgimtari Hydajet.

I zhgënjyer nga pamjet e rënda të Gjilanit dhe nga mbeturinat në trotuare e hapësira publike, mërgimtari thotë se po ta dinte që kështu është situata nuk do vinte fare në Kosovë.

E gjendja sa i përket mbeturinave në qytet po vije duke u keqësuar orë e çast.

Papërgjegjësia totale e institucioneve komunale dhe ky krim ambiental po ndodhë para syve të taksapaguesve gjilanas. Edhe prokuroria është vonuar dhe po bëhet bashkëpjesëmarrëse në këtë krim të qëllimshëm.

Uji Dea

“Gjilani Evropian” po degradohet nga faktori njeri. Në qytet kudo, në rrugë e trotuare has bërllok. Mos të flasim për parkun e qytetit i cili tashmë ka marrë fund.

Sipas rregulloreve ekzistuese përgjegjëse për mbeturinat nëpër trotuare, rrugë, parqe e sheshe publike është komuna e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.